DYLON

Arrestohet një i dyshuar për veprën penale “falsifikim i parasë”

Arrestohet një i dyshuar për veprën penale “falsifikim i parasë”
Avatar photo Redaksia

Gjatë ditës së sotme, policia në Vushtrri, mbi dyshime të bazuara ka identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për veprën penale falsifikim i parasë.

Arrestimi i të dyshuarit A. D., 33 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës është bërë pasi gjatë kontrollit në çantën e krahut te i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar kartëmonedha dhe monedha metalike mbi dyshimin se janë të falsifikuara në vlerë prej 466 €uro:

EkoHigjiena

• 11 x 20 €uro, kartëmonedha

• 108 x 2 €uro, monedha metalike

• 20 x 1 €uro, monedha metalike

• 20 x 0.50 €uro, monedha metalike

Pas intervistimit, me aktvendim të Prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Hetimet e mëtejme po i zhvillon Njësiti për Krime Ekonomike. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.