Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim njoftues drejtorin e ri të Organizatës së Sigurisë dhe Bashkëpunimit në Evropë (OSBE), Igli Totozani.
Në këtë takim u bisedua për marrëdhëniet dhe thellim të mëtutjeshëm bashkëpunimi mes Komunës së Gjilanit dhe OSBE-së.
Pas marrjes së detyrës së re, Totozani ka shprehur gatishmërinë për mbështetje për Komunën e Gjilanit.
Ndërsa, kryetari Hyseni u shpreh falënderues për bashkëpunim dhe mbështetje. /2LONLINE/