DYLON

Jepet premiera “Big Brother – Vëllai i madh, Daja i madh, Halla e madhe”

Jepet premiera “Big Brother – Vëllai i madh, Daja i madh, Halla e madhe”
Avatar photo Redaksia

Mbrëmë në Teatrin e Qytetit të Gjilani u dha premiera e shfaqjes teatrale “Big Brother – Vëllai i madh, Daja i madh, Halla e madhe”

Shfaqja ishte një parodi përqeshëse e formatit të spektaklit televiziv “Big Brother”.

EkoHigjiena

Kjo shfaqje kishte për tematikë aktualitetin dhe qëllim motivimi që qytetarët të shkëputen nga këto platforma, duke u fokusuar në tema më përmbajtjesore.

“Big Brother – Vëllai i madh, Daja i madh, Halla e madhe”, nga Lirak Çelaj, regjisor Florent Mehmeti

Luajtën, sipas rendit alfabetik: Alban Shahiqi, Avni Shkodra, Emine Toska, Ernest Zymberi, Gani Rrahmani, Safete Mustafa Baftiu, Tringa Hasani.

Skenografia: Bekim Korça, Kostumografe: Rudina Xhaferi, Muzika: Labinot Sponca, Assistent regjisor: Lirim Behluli.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.