DYLON

Prokuroria Themelore në Gjilan, prokuroria më e suksesshme në Kosovë në trajtimin e lëndëve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike

Prokuroria Themelore në Gjilan, prokuroria më e suksesshme në Kosovë në trajtimin e lëndëve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të angazhimeve për monitorimin e zbatimit të Strategjisë së sistemit prokurorial (2022-2024) dhe Planit të veprimit, Komisioni Mbikëqyrës për Lëndët e Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike, i udhëhequr nga prokurori Veton Shabani, së bashku me anëtarin e këtij komisioni, prokurorin Arben Ismajli, ka vizituar Prokurorinë Themelore të Gjilanit.

Me këtë rast është shqyrtuar Raporti vjetor i Komisionit i vitit 2022 lidhur me kryerjen e lëndëve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike, trajtimin e tyre dhe sfidat e ndryshme të kësaj prokurorie që ka pasur për trajtimin e këtyre lëndëve.

EkoHigjiena

Gjatë takimit, ky Komision, përgëzoi kryeprokurorin Arben Kadriu, për rezultatet e arritura në këtë prokurori, të cilat janë mjaft të kënaqshme. Po ashtu, kërkoi që përkushtimi i treguar në trajtimin e këtyre lëndëve gjatë vitit 2022 të vazhdojë edhe gjatë vitit 2023. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.