“Dy vjet pa Jonuz Musliun. Ai u nda nga jeta në janarin e lavdishëm dhe iu bashkëngjit udhës së bashkëluftëtarëve në kryengritjen për lirinë e shqiptarëve në Kosovë, Kosovën Lindore e Maqedoni”, ka shkruar në profilin e tij, kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
.
Ja postimi i tij i plotë:
Dy vjet pa Jonuz Musliun. Ai u nda nga jeta në janarin e lavdishëm dhe iu bashkëngjit udhës së bashkëluftëtarëve në kryengritjen për lirinë e shqiptarëve në Kosovë, Kosovën Lindore e Maqedoni.
Ne kemi qenë bashkëpunëtorë të ngushtë në zgjidhjen e problemeve politike të shqiptarëve në Kosovën Lindore dhe të drejtave në Republikën e Kosovës.
Jonuzi na e la në testament zgjidhjen e këtyre problemeve. Lavdi!