Challandes komenton kalimin e Amir Rrahmanit te Napoli

Challandes komenton kalimin e Amir Rrahmanit te Napoli

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes transferimin e Amir Rrahmanit te Napoli. Lojtari të premten ka kryer testet mjekësore dhe zyrtarizimi do të vije të hënën.

Mësohet se Napoli ka paguar 14 milionë euro për shqiptarin, ndërsa futbollisti do të nënshkruajë kontratë 5 vjeçare dhe do të fitojë 1.8 milion euro në sezon.

Challandes ka pasur vetëm fjalë të mira për blerjen më të re të Napolit, por edhe këshilla për lojtarin.

“Rrahmani është lojtar i kompletuar, mbrojtës modern. Ai i përdor të dy këmbët, loja e tij në ajër është fantastike. Ai ka luajtur te Dinamo Zagreb edhe si mbrojtës i majtë, mund ta bëjë edhe atë pozitë sepse është i mençur. Ai mund të luajë në të tri pozicionet e mbrojtjes, ashtu siç po bën te Verona dhe ekipi kombëtar. Adaptohet shumë lehtë për nevojat e trajnerit”, ka thënë fillimisht Challandes.

Ai ka pershkruar Rrahmanin me fjalet me te mira.

“Ai ka personalitet të mirë. Ka vetëbesim, është lojtar i qetë. Napoli ka bërë blerje fantastike. Për një kohë të shkurtër ai është bërë lider në mbrojtje, falë karakterit të tij. Ai është lider edhe në zhveshtore, dhe prandaj është edhe kapiten”, perfundoi Challandes.

KOMENTE