Në mesin e personaliteteve që po dekorohen me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, sot kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, i ka ndarë dekoratën e Pavarësisë kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Viti, Abdyl Bajramit.
Bajrami çmohet si personalitet që i ka kontribuar në etapa të ndryshme vendit, si ish i burgosur politik, pjesëtar i UÇK-së dhe veprimtar i çështjes kombëtare.