Zeka: LDK nuk paraqet forcë për t’i paracaktuar zgjedhjet në nivel vendi

Zeka: LDK nuk paraqet forcë për t’i paracaktuar zgjedhjet në nivel vendi

Zëvendësministri Izmi Zeka, që vije nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e vlerëson interesante ultimatumin e Vjosa Osmanit, deputete e LDK-së për zgjedhjet, duke thënë se si duket ajo ka harruar që LDK është opozitë dhe nuk paraqet forcë për t’i paracaktuar zgjedhjet në nivel vendi.

Zeka ka thënë se Kosova ka agjendë tjetër shtetërore dhe qytetarët e saj presin diçka tjetër prej shtetit. liberalizimi që do arrihet të bëhet kah fundi I vitit, projektet e mëdha ja që ngjallin zhvillimin ekonomik, integrimet në institucionet ndërkombëtare e shume punë të tjera.

“Po mundohem ta kuptoj zonjën e nderuar që së paku të bëhet temë për diçka në opinion dhe për tu faktorizuar në partinë e saj. Zgjedhjet kanë një kalendar dhe sit ë tilla ato mbahen kur shihet që është interes shtetëror e jo i partive politike dhe qejfeve të tyre”, ka thënë Zeka i PDK-së, transmeton 2LONLINE.

Ai shtoi se po të pyetej opozita çdo ditë do të kishim zgjedhje.

“LDK- ja është mirë me punua si opozitë dhe me u sjell si opozitë dhe mos me dal secili prej tyre individualisht për të përfaqësuar partin të cilës i përkasin. Pritni njëherë të kthehet lideri respektivisht të shërohet sepse të gjithë besoj që do të keni vend brenda strukturës së LDK-së. Shihemi në kohën e duhur por edhe në kalendarin e zgjedhjeve”, ka thënë Zeka.

KOMENTE