DYLON

Sasia e barërave esenciale e kufizuar, QMF-të në Gjilan furnizohen edhe në një formë tjetër

Sasia e barërave esenciale e kufizuar, QMF-të në Gjilan furnizohen edhe në një formë tjetër
Avatar photo Redaksia

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr.Nagip Rexhepi” në Gjilan, sikurse edhe gjitha qendrat dhe ambulantat e tjera në vend, furnizohen me barëra esenciale nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas drejtorit të QKMF-së në Gjilan, Fejzulla Berisha, qendra kryesore në këtë komunë furnizohet me rreth 70% të barërave esenciale, të nevojshme. Më pas ato shpërndahen edhe në qendrat tjera, transmeton 2LONLINE.

‘Barërat dhe mjetet e punës dorëzohen në baza mujore, marrim kontigjentin dhe varësisht nevojave dhe numrit të pacientëve, bëhet distribuimi i tyre”, ka thënë Berisha.

EkoHigjiena

Por, kontigjenti me barëra jo rrallë herë vije edhe me vonesë.

Një gjë të tillë nuk e mohoi as i pari i kësaj qendre,Fejzulla Berisha, për të shtuar se edhe sasia e dorëzuar nganjëherë nuk i përmbushë kërkesat. Sipas tij, çdo shtim i sasisë në furnizimin e barërave do të ishte i mirëseardhur.

“Janë procedurat nëpër të cilat kalon çdo furnizim dhe këto janë punë që kryhen nga Ministria. Por, një shtim i sasisë është i nevojshëm për të gjitha qendrat, bile në gjithë Kosovën”, ka shtuar më tej, Berisha.

Për t’i mbuluar mungesat, Qendrat e Mjekësisë Familjare në Gjilan,tash e tri vite, furnizohet, në raste nevoje, edhe me anë të një tenderi komunal.

Përndryshe, në Komunën e Gjilanit funksionojnë 22 qendra të mjekësisë familjare, 6 në qytet, 5 nëpër lagje dhe 16 punkte. Në këto qendra ofrohen shërbime mjekësore të nivelit primar nga mjekësia familjare, kontrolle rutinore, shërbime emergjente, ato të specializuara si stomatologjike, pediatrike dhe të tjera.

/Elife Sherifi/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.