Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot mori pjesë në mbledhjen komemorative në nderim të policit të rënë në detyrë, Heroit të Republikës së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Kjo ditë, u shpreh ai, është dita kur do t’i bëhen nderimet më të larta shtetërore dhe gjithëpopullore policit Afrim Bunjaku, sepse bashkë me pikëllimin dhe dhembjen, ndjejmë krenari dhe besim për Afrimin dhe për të gjithë policët e Policisë së Kosovës.
Në këtë mbledhje komemorative, nën patronatin e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu i ndau post-mortem, urdhrin më të lartë Afrim Bunjakut, Hero i Republikës së Kosovës. /2LONLINE/