DYLON

Kryetari Haliti vizitoi vendpunimet në asfaltimin e 24 rrugëve në Sadovinë të Muhaxherëve

Kryetari Haliti vizitoi vendpunimet në asfaltimin e 24 rrugëve në Sadovinë të Muhaxherëve
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot fshatin Sadovinë e Muhaxherëve, ku për së afërmi ka inspektuar punimet në asfaltimin e 24 rrugëve, në këtë vendbanim.

Me këtë rast, kryetari Haliti tha se jemi në një fazë dinamike të realizimit të projekteve në të gjitha lokalitetet e komunës së Vitisë.

EkoHigjiena

“Në këtë vit po vazhdojmë të punojmë në asfaltimin e të gjitha rrugëve, me qëllim që qytetarët të lëvizin lirshëm”, tha ai.

 Ai, poashtu ka vizituar punimet e fasadimit të palestrës sportive, kompleksin sportiv afër palestrës sportive, ku përfshihen shtegu i atletikës, fusha e tenisit, e volejbollit dhe fusha e futbollit të vogël. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.