DYLON

Salihu kërkoi nga gjyqtarët angazhim më të madh në përfundimin e lëndëve dhe trajtimin e tyre sipas radhës

Salihu kërkoi nga gjyqtarët angazhim më të madh në përfundimin e lëndëve dhe trajtimin e tyre sipas radhës
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu, ka takuar gjyqtarët e Divizionit Civil të Gjykatës dhe gjyqtarët e degëve të kësaj gjykate, të cilët punojnë lëndët civile.

Temë e diskutimit në këtë takim, ka qenë caktimi i lëndëve sipas radhës, procedimi i lëndëve të kthyera në rigjykim, trajtimi i lëndëve të cilëve i’u ka dhënë prioritet Ligji, me një fjalë të njëjtit të veprojnë konform Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2022 – 2025 dhe sfidat me të cilat ballafaqohen gjyqtarët e kësaj lëmie.

EkoHigjiena

Kryetari Salihu, kërkoi nga të gjithë gjyqtarët angazhim më të madh në përfundimin e lëndëve dhe trajtimin e tyre sipas radhës, si mënyrë e vetme për rritjen e besimit të publikut ndaj Gjykatës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.