Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një telegrami, ka ngushëlluar familjen Gjota, për ndarjen nga jeta të shkencëtarit e pedagogut, Dr. Rifat Gjota.
“Dr. Gjota mbetet shembull për punën e tij të pakursyer shkencore e edukative dhe përkushtimin e tij më se njëzet vjeçar për zbulimin e elektromotorit me veti të avancuara”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.
Kryeministri Kurti e ka veçuar angazhimin e Dr.Gjotës në fushën e Sferizimit, si fort të dobishëm për studimet matematikore e hapësinore dhe punën e tij, që kontribuoi në shkencën mbi fushën elektromagnetike.
Ai ka kujtuar se çdo takim që e kishte me të, ka qenë mbresëlënës, për nga thellimi në mendim dhe gjerësia imagjinative e Prof. Rifatit.
“Vdekja e tij është një humbje e madhe për arsimin e shkencën”, ka shkruar kryeministri Kurti në telegramin e ngushëllimit. /2LONLINE/