DYLON

PDK me telegram ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të Reshat Behlulit

PDK me telegram ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të Reshat Behlulit
Avatar photo Redaksia

PDK e Gjilanit me telegram ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të Reshat Behlulit.

Telegram ngushëllimi

EkoHigjiena

Me pikëllim të madh morëm lajmin për humbjen e mikut tonë, aktivistit të devotshëm i cili njëherit ishte edhe kryetar nëndege, e qytetarit të nderuar nga secili prej nesh z. Reshat Behluli.

Largimi i tij nga kjo botë është humbje e madhe për ne si bashkëpartiakë, e padyshim është humbje e madhe për familjarët, miqtë e gjithë kolegët.

Ne do ta kujtojmë përherë për urtësinë e tij, qetësinë, bashkëpunimin e përkushtimin.

Ngushëllime familjarëve e gjithë atyre që patën fatin ta njohin Reshatin nga afër.

U prehsh në paqe!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.