DYLON

Konfiskohet një armë pa leje

Konfiskohet një armë pa leje
Avatar photo Redaksia

Policia Rajonale nga stacioni policorë i Kamenicës, në bazë të urdhëresës të lëshuar nga gjykata themelore në Gjilan- departamenti për krime të rënda  kanë kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit R. B. për shkak të veprës penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve,,-neni 366  

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë kontrollit është gjetur një revole e llojit VZOR 70, kalibri 7.65 mm, një karikator dhe tre (3) copë fishekë 7.65 mm.

EkoHigjiena

 I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe i njëjti është intervistuar në lidhje me rastin.

Pas intervistës me urdhër të prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarit ushtrohet kallëzim penal për veprën e lartcekur dhe rasti dërgohet në prokurori në procedurë të rregullt. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.