Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka liruar sot nga detyra këshilltarin e tij Shkëlzen Gashi, pas një deklarate ku ai kishte thënë se individë nga radhët e UÇK-së kanë bërë krime ndaj civilëve të pafajshëm.
Këtë e ka bërë me dije përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Sot e kam takuar dhe më pas e kam liruar nga detyra këshilltarin tim politik, z. Shkëlzen Gashi. Disa deklarata të djeshme të tij patën pasoja shpërqendruese nga puna e mirë e qeverisë në detyrë. Konsideroj që është më mirë që debatin në të cilin është përfshirë ai të mos e bëjë nga pozita e këshilltarit tim. E falenderoj për kontributin e dhënë. E çmoj për mendimin kritik. Ka aq shumë gjëra për të cilat pajtohemi në të tashmen, ka edhe të atilla për të cilat nuk pajtohemi nga e kaluara. Z. Gashi nuk është një bashkëbisedues i lehtë. Nga kjo vështirësi kam mësuar”, ka shkruar Kurti, në llogarinë e tij në “Facebook”