Kreu i futbollit kosovar, Agim Ademi, bashkë me Eroll Salihun, sekretar, dje kanë udhëtuar për në Stamboll për të marrë pjesë në samitin dy-ditor të FIFA’s.
Në këtë samit do të diskutohen disa tema, përshirë futbollin e femrave dhe sistemin VAR.
“Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, sot, kanë udhëtuar në Stamboll, ku do të marrin pjesë në Samitin dyditor të FIFA-s. Ky samit do të jetë i përqendruar në katër pika: E ardhmja e garave të FIFA-s, programi zhvillimor i FIFA-s, futbolli i femrave dhe sistemi VAR”, thuhet në njoftimin e FFK’së.