DYLON

Presidenti i FFK-së priti kryetarin e Komunës së Gjilanit, diskutohet për infrastrukturën e futbollit

Presidenti i FFK-së priti kryetarin e Komunës së Gjilanit, diskutohet për infrastrukturën e futbollit
Avatar photo Redaksia

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, e ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Lidhjes Rajonale të Futbollit të Gjilanit, Armend Misini.

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth avancimit të infrastrukturës sportive, që do të ndikonte në zhvillimin e futbollit në këtë komunë, njofton FFK.

EkoHigjiena

Më tej u tha se një nga temat e diskutimit ishte përmirësimi i infrastrukturës së stadiumit në të cilin aktualisht janë duke u zhvilluar ndeshjet në Gjilan, e që do të krijonte kushte më të mira si për klubet, ashtu edhe për tifozët, duke pasur parasysh se projekti i rindërtimit të stadiumit të qytetit në Gjilan është ende në proces të prokurimit.

Po ashtu, Ademi e Hyseni biseduan për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy institucioneve për ndërtimin e një fushe të re, që do të shërbente për garat e klubeve dhe shkollave të këtij regjioni.

U diskutua edhe rreth punimeve finale në mënyrë që SC Gjilani dhe FC Drita të zhvendosen në komplekset e tyre të reja sportive, të cilat tashmë janë në proces të ndërtimit.

Presidenti Agim Ademi theksoi rëndësinë e avancimit të këtyre projekteve në këtë komunë me traditë të gjatë futbolli si dhe shprehu mbështetjen e tij të plotë dhe të FFK-së për çdo iniciativë të Komunës së Gjilanit sa i përket përmirësimit të infrastrukturës së futbollit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.