DYLON

FFK: Të mërkurën tërhiqet shorti për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës

FFK: Të mërkurën tërhiqet shorti për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës
Avatar photo Redaksia

Të mërkurën, më 11 dhjetor, në orën 14:00, në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), do të bëhet tërheqja e shortit për fazën e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës, njofton FFK.

Në këtë fazë të garës janë kualifikuar 16 skuadra, prej tyre nëntë të Superligës dhe shtatë të Ligës së Parë, e të cilat do të synojnë të sigurojnë një vend në çerekfinale. Ekipet pjesëmarrëse në këtë fazë janë: Drita, Dukagjini, Drenica, Vushtrria, Llapi, Ferizaj, Vëllaznimi, Gjilani, Prishtina, Rilindja 1974, Prishtina e Re, Feronikeli 74, Suhareka, Malisheva, Dinamo dhe Trepça.

EkoHigjiena

Shorti pritet të sjellë përballje interesante në këtë rreth. Befasinë më të madhe në fazën e kaluar e realizoi Rilindja 1974 që arriti ta eliminojë fituesin e kurorës së dyfishtë, Ballkanin, njofton FFK.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.