Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi duke folur për dialogun e tanishëm Kosovë-Serbi që po zhvillohet në Bruksel, ka thënë se, pas bisedimeve të Vjenës dhe kompromisit të dhimbshëm që është bërë atje, Kosova nuk është dashur të zhvillojë bisedime politike me Serbinë. Ai e ka përjashtuar mundësinë që opozita të bëhet pjesë e dialogut të tanishëm.
“Opozita nuk mund të bëhet pjesë e as hisedare e marrëveshjeve të dëmshme që janë arritur në Bruksel”, është shprehur Krasniqi. Ai ka thënë se bisedimet që po zhvillohen në Bruksel nuk do duhej të fillonin pa një konsensus nacional.
Me gjerësisht:
Burimi: “Epoka e re”