Tekstet nga Shqipëria nuk përshtaten për nxënësit shqiptarë në Luginë!

Tekstet nga Shqipëria nuk përshtaten për nxënësit shqiptarë në Luginë!

Nxënësit e shkollave në gjuhën shqipe në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë përdorin disa tekste shkollore dhe abetaren në bazë të një marrëveshje mes Tiranës dhe Beogradit, shkruan Titulli.com.

Deputeti popullorë në Parlamentin e Serbisë, Fatmir Hasani është shprehur se ekziston marrëveshja në parim por nuk është nënshkruar për shkak se të dy vendet kanë sistem të ndryshëm të arsimit.

Ai ka thënë se ka marrë premtimin nga Ministria e Arsimit të Shqipërisë për të siguruar të gjitha tekstet e nevojshme në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës.

Planprogrami i sistemit të arsimit të Shqipërisë në shumë pjesë nuk përshtaten me plan programin e arsimit të Serbisë.

Hasani thotë se pavarësisht këtyre pengesa bisedat duhet të vazhdojnë për zgjidhjen e kësaj problematike.

Burimi: Titulli.com

KOMENTE