Shqiptarja e vetme në kabinetin e presidencës kroate, Gentiana Fana ka folur për politikën kosovare dhe për pozitën e saj në raport me vendet evropiane.
Fana, tash e një kohë këshillon presidenten kroate Kolinda Grabar Kitaroviq, 26-vjeçarja kosovare me prejardhje nga komuna e Drenasit, Gentiana Fana, shërben qe disa vite si këshilltare për të rinjtë në presidencën kroate.
Ajo ka folur për angazhimet e saj në Kroaci, për ambiciet e saj për të ardhmen dhe për mundësinë që ajo të shërbejë si politikane në Kosovë. Ndër të tjera, Fana pavarësisht suksesit të saj atje, është shprehur e shqetësuar për politikën kosovare, për korrupsionin dhe për sfidat tjera me të cilat po përballet Kosova.
Sipas saj, as diplomacia kosovare nuk është në nivelin e duhur duke aluduar se në krye të saj qëndrojnë persona, të cilët nuk janë kompetentë..
Ajo ka treguar se do të jetë e gatshme në të ardhmen të shërbejë si politikane edhe në Kosovë.
“Edhe pse e dua Kosovën shumë dhe mundohem të vij sa më shpesh ende nuk e shoh veten si politikane në Kosovë, pasi më duket se nuk do të isha e pavarur nga interesat politike të të tjerëve. Në qoftë se do të kthehem në Kosovë një ditë, atëherë dua të punoj për të mirën e popullit tim e jo për interesat e dikujt tjetër”, ka thene Fana ne intervisten e fundit per gazeten “Zeri”.