Si e festoi Zvicra Vitin e Ri me fishekzjarre jo të dëmshme për mjedisin?

Si e festoi Zvicra Vitin e Ri me fishekzjarre jo të dëmshme për mjedisin?

Disa qytete në Zvicër kanë përdorur më pak fishekzjarre që të ruajnë ambientin dhe që nuk kanë ndonjë impakt të dëmshëm për mjedisin, madje disa prej tyre nuk kanë shkrepur fare fishekzjarre për Vitin e Ri 2020.

Qyteti i Cyrihut, fishekzjarret i kishte llogaritur të mos kishin ndonjë efekt të madh, pra si vlerë neutrale e klimës, për herë të parë, kështu thanë organizatorët. Madje, fondacioni myclimate llogariti dhe kompensoi emetimet e CO2, me përfitimin për projektin e gorillës malore Virunga në Ruandë.

Në Basel, lëshimi i fishekzjarreve është reduktuar në një të tretën, për të dërguar një sinjal të ruajtjes së ambientit nga tymi i ndotjës që shkaktohet nga fishekzjarret, përcjell Albinfo.ch.

Madje, spektakli i fishekzjarreve u reduktua në vetëm 16 minuta, në vend të 21 minutave sa ishte paraparë më herët.

Fishekzjarret vlerësohen të përbëjnë 2-3% të ndotjes së grimcave vjetore. Por, zyrtarët nuk donin ta anulonin ngjarjen krejt, sepse ishte shumë e njohur.

Disa qytete nuk kishin fishekzjarre fare, siç është në kryeqytet, Bern. Tri këmbanat në kullën Munster ranë për Vitin e Ri një çerek para mesnate. Kurse në qytetin e St. Gallen, fishekzjarrët janë të ndaluara, ngase është e mbrojtur në kuadër të Trashegimisë Botërore në UNESCO.

KOMENTE