Përfaqësuesja e Kosovës U 21 në hendboll e ka pësuar edhe humbjen e dytë në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Spanjë.
Dardanët sonte kanë pësuar humbje nga Hungaria me rezultat 21:36, ndërsa pjesa e parë përfundoi me shifrat 9:20.
Kjo është edhe hera e parë që një Përfaqësuese e Kosovës është duke u paraqitur në një Botëror, duke shënuar një sukses tjetër historik në hendbollin kosovar.
Kosova është në Grupin C bashkë me Bahrejnin, Brazilin, Hungarinë, Portugalinë dhe Kroacinë.