DYLON

Ish-trajneri i Dritës emërohet trajner i Kikës së Hogoshtit

Ish-trajneri i Dritës emërohet trajner i Kikës së Hogoshtit
Avatar photo Elife Sherifi

Kika nga Hogoshti e ka emëruar Shefket Sermaxhajn në krye të klubit. Sermaxhaj i cili ditë më parë u nda  Kf. Drita do ta marrë detyrën e kryetrajnerit të Kikës.

Lajmin e ka zyrtarizuar faqja zyrtare e klubit, teksa prezantimin e tij e ka bërë kryetari i Naim Biqkaj.

“Kika edhe zyrtarisht ka arritur me trajnerin Shefqet Sermaxhaj, që ta udhëheq klubin tonë për sezonin e ri.

EkoHigjiena

Sermaxhaj në të kaluarën ka qenë trajner te skuadra e Dritës me grupomoshat e reja, por edhe ka qenë ndihmës trajner.

Ai në sezonin e kaluar ishte trajner i Dritës U19.

Tani KF KIKA synimin e vetëm me Shefqet Sermaxhajn e ka që të rikthehet në Ligën e Parë prej sezonit të ardhshëm.

Kujtojmë, se Shfeqeti në të kaluarën ishte pjesë e Kikës edhe si futbollist i yni duke dhënë një kontribut mjaft të madh.

Ne po ashtu do të sjellim edhe disa përforcime të reja para se t’ia nisim fazës përgatitore për sezonin e ri i cili fillon në fillim të shtatorit”, thuhet në njoftim.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.