Kosova ka triumfuar ndeshjen e parë parakualifikuese kundër Islandës, ku e mposhti ate me rezultat te ngushte 80:78.
Dardan Berisha ishte një nga basketbollistët më të mirë të Kosovës në këtë ndeshje ku në shumicën e gjuajtjeve ishte i saktë, por po ashtu edhe Drilon Hajrizi ishte një nga më të mirët në këtë ndeshje.
Kjo ndeshje ishte dramë e vërtetë e cila solli plot emocione.
Lajmi i vetëm i keq në këtë ndeshje për Kosovën ishte lëndimi i basketbollistit Shawn Jones, i cili edhe nuk arriti të luaj gjatë pjesës së dytë.
Dardanët pas tre ditësh janë mysafirë të Luksemburgut.