Kosova duhet të dal nga CEFTA pasi që prezantohet si UNMIK-Kosovo dhe jo si Republikë e Kosovës, të finalizohen investimet e filluara në zonat industriale, të inicohet një studim, së cilat produkte vendore janë të pabarabarta në treg, të zgjidhen me prioritet kërkesat e bizneseve; ishin disa nga kërkesat që Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) paraqiti gjatë takimit me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë z. Bajram Hasani.
Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) të kryesuar nga kryetari i bordit z. Skënder Krasniqi, sekretari z. Diamant Elshani, anëtari i bordit z. Hasan Gigollaj, z.Hysni Zogaj dhe drejtori ekzekutiv z. Ismet Mulaj me bashkëpunëtorë, u pritën në takim nga Ministri i Tregtisë dhe Industrisë z. Bajram Hasani.
Gjatë këtij takimi delegacioni i OAK-së e uroi ministrin Hasani për pozitën e re, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe zgjidhje të problemeve që ka afarizmi në Kosovë, duke i përmendur edhe disa nga sfidat konkrete që duhet të tejkalohen nga MTI:
· MTI të anagazhohet që të eleminohen barrierat që po krijon shteti i Serbisë duke mos pranuar kompanitë Kosovare të eksportojnë produktet e tyre në Serbi. Në këtë rast kompanitë Kosovare po humbasin disa miliona euro.
· MTI të anagzhohet që të përmirësohen procedurat për kyçje në energji elektrike, e jo siç pengohet fabrika e makaronave në Zahaç, investim i bërë 22 milion euro dhe nuk i mundësohet kyçja në energji elektrike dhe në instastrukturë.
· MTI të anagzhohet që produktet kosovare të cilat po konkurohen në çmime damping, konkurencë jo lojale të mbrohen me masa anti damping dhe barriera tjera ligjore.
· MTI të anagzhohet që produktet që vijnë nga importi t’i nënshtrohen një kontrolli rigoroz, sepse ka raste kur certifikata e produktit nuk është në harmoni me përmbajtjen e produktit.
· MTI të krijoj politika që të mbështetën prodhuesit vendor që kanë interes për eksport.
Ndërsa ministri Hasani, theksoi që është i fokusuar në zhvillimin e prodhimeve vendore dhe rritjën e eksportit, gjithashtu z.Hasani theksoi që për MTI është shumë e rëndësishme finalizimi i parqeve të biznesit dhe krijimi i klimës së përshtatshme për të bërë biznes.
Në përfundim të këtij takimi që të dyja palët u dakorduan që Kosova duhet të ofroj më shumë kushte për të bërë biznes dhe Kosova duhet të ketë oferta konkrete për investitor të huaj.