Në selinë e NATO-s është mbajtur takimi i radhës i Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës, i organizuar dhe udhëhequr nga Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lloyd J. Austin III.
Në mesin e mbi 50 vendeve pjesëmarrëse ishte edhe delegacioni nga Republika e Kosovës, i kryesuar nga zëvendës Komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, i shoqëruar nga shefi i Kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes, kolonel Hasan Hoxha dhe Përfaqësuesi i Republikës së Kosovës për marrëdhëniet me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj.
Me këtë rast, u shpreh edhe njëherë mbështetja konkrete e vendit tonë për Ukrainën dhe u dëshmua se Republika e Kosovës është e rreshtuar së bashku me aleatët, është partnere e fuqishme për paqen, sigurinë dhe stabilitetin, jo vetëm në rajon por edhe në botë. /2LONLINE/