DYLON

Zëvendës Sekretarja e Mbrojtjes për Politika të SHBA-së, Sasha Baker, premtoi vazhdimin e ofrimit të mbështetjes për FSK-në

Zëvendës Sekretarja e Mbrojtjes për Politika të SHBA-së, Sasha Baker, premtoi vazhdimin e ofrimit të mbështetjes për FSK-në
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, u takuan me Zëvendës Sekretaren e Mbrojtjes për Politika, në kuadër të Departamentit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sasha Baker.

Në këtë takim, u bisedua lidhur me tema të ndryshme e rendësi të veçantë, si për progresin e FSK-së, rolin e Republikës së Kosovës në ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe qëndrimin e qeverisë në situatën aktuale gjeopolitke, luftën në Ukrainë, etj.

EkoHigjiena

Me këtë rast, znj. Baker shprehu vlerësim të lartë për qasjen dhe kontributin e Republikës së Kosovës, sidomos në evakuimin e refugjatëve afganë dhe gatishmërinë për të trajnuar dhe pranuar refugjatë ukrainas.

Gjithashtu, u bisedua për nevojat e FSK-së sa i përket furnizimit me armatime, si dhe gatishmërinë që si shtet e ushtri kemi për të bashkëpunuar në çdo nivel, ngase siç theksoi Ministri Mehaj: “zhvillimi i brendshëm por edhe stabiliteti i gjithmbarshëm i shteteve varet nga shkalla e bashkëpunimit”.

“Republika e Kosovës është e lidhur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me çdo shtet anëtar të NATO-s që beson në vlerat demokratike dhe në lirinë e kombeve”, tha më tej Ministri Mehaj duke shtuar se qëndrimi i Republikës së Kosovës dhe përparimi që FSK ka arritur me implementimin e Planit të Përgjithshëm të Tranzicionit, por edhe qeverisjes qendrore në përgjithësi, bëjnë që shteti i Kosovës të perceptohet si një aleat i besueshëm i ShBA-së dhe shtet kyç në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.