DYLON

Policia e Gjilanit: Raportohen raste të vdekjes së dyshimtë, armëmbajtjes pa leje, arrestimeve, aksidenteve të trafikut…

Policia e Gjilanit: Raportohen raste të vdekjes së dyshimtë, armëmbajtjes pa leje, arrestimeve, aksidenteve të trafikut…
Avatar photo Redaksia

Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit  janë raportuar raste të vdekjes së dyshimtë, armëmbajtjes pa leje, arrestimev, aksidenteve të trafikut…, transmeton 2LONLINE.com.

Raporti i policisë:

EkoHigjiena

ASGJËSIM, DËMTIM, HEQJE E PAISJEVE MBROJTËSE, RREZIKIM NË VENDIN E  PUNËS

Viti 12.10.2022-13:50. Viktima mashkull kosovar është dërguar në SHSKUK  për  tretman mjekësor, pasi që i njëjti  dyshohet se derisa ka qenë duke punuar  në ndërtim në shtëpinë tij është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore. 

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Novobërdë 12.10.2022- 06:50-07:25. Në bazë të urdhëresës së gjykatës është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë konfiskuar: një armë zjarri, një pushkë gjuetie (pomparica) dhe 3 copë fishekë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe ka urdhëruar që lënda të procedohet në procedurë të rregullt.

VDEKJE E DYSHUAR

Viti 12.10.2022 – 03:20. Është raportuar se viktima mashkull kosovar afër  një fabrike ishte gjetur i shtrirë në tokë dyshohej pa shenja jete. Afër viktimës është gjetur një veturë me targa vendore në të cilën janë gjetur dokumentet e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të Policisë dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku është konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.  

RASTET TJERA – NGJARJET

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Rr. Mulla Idrizi, Gjilan 12.10.2022-17:30.  Në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata  është arrestuar një mashkull  kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

AKSIDENT TRAFIKU

Rr. Hoxhë Jonuzi, Viti 12.10.2022-19:50.  Raportohet për një aksident trafiku mes një motoçiklete dhe veture, me ngasës një mashkull dhe një femër kosovar-e. Si pasoj njëri nga drejtuesit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.