Sot u hodh shorti për fazën e Play-off të Ligës së Kombeve, ku Kosova ishte e pafat dhe nëse kualifikohet tutje në finale do t’i duhet prapë që ta luajë si mysafir atë ndeshje.
Për shkak të pikëve më shumë në fazën e grupeve të Nations League, Maqedonia do ta pres Kosovën, ndërsa në shortin e hedhur në Nyon të Francës sot, fituesit e gjysmëfinales së parë ndërmjet Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë do të jenë nikoqir të ndeshjes finale.
Përkundër kësaj, Kosova ka treguar ndeshje të mira që japin shpresa të mëdha që ndonëse jashtë shtëpisë, “Dardanët” do të kthehen me biletën e Euro 2020.