DYLON

Ballkani triumfon ndaj Gjilanit, merr kreun e tabelës i vetëm

Ballkani triumfon ndaj Gjilanit, merr kreun e tabelës i vetëm
Avatar photo Elife Sherifi

Javën e 16-të në Superligë e ka hapur super përballja mes dy klubeve lidere, Ballkanit dhe SC Gjilanit.  Në Therandë, Ballkani ka arritur të triumfojë 2:1 ndaj Gjilanit.

Tre gola u shënuan në pjesën e parë të takimit, ku Ballkani kaloi në epërsi herët që në minutën e 14-të me anë të Blend Baftiut.

Dhjetë minuta më vonë epërsinë për vendasit e shtoi Jetmir Topalli me një supergol nga largësia, transmeton 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Në fund të pjesës së parë, Gerhard Progni i Gjilanit ngushtoi epërsinë e Ballkanit, duke shënuar golin e parë për Gjilanin.

Pjesa e dytë ishte po aq dinamike, gjersa vendasit me patjetër kërkonin golin e tretë të qetësisë, kurse gjilanasit tentonin me kundërsulme të realizonin golin e barazimit.

Pjesa e dytë u karakterizua me tensione në fushë dhe dinamikë, kur po afrohej fundi i takimit trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi u ndëshkua me karton të kuq.

Skuadrat kryen të gjitha zëvendësimet e mundshme, por shifrat mbetën të pandryshuara./2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.