“Nënvizuam bashkërisht rëndësinë që Kosova dhe Shqipëria të shtojnë mbështetjen shtetërore për vëllezërit tanë në Luginë”, ka shkruar, ndër tjerash, në profili ne tij, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, pas takimit që pati me kryetarin e komunës së Gjilanit, lutfi Hazirin.
Ja postimi i tij i plotë:
Sot prita në takim Kryetarin e Komunës së Gjilanit e Nënkryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lutfi Haziri 🇦🇱🇽🇰!
E falënderova për punën e tij të vyer në Komunën e Gjilanit dhe për mbështetjen e pakursyer në procesin e bashkimit të partive politike në Luginën e Preshevës. Nënvizuam bashkërisht rëndësinë që Kosova dhe Shqipëria të shtojnë mbështetjen shtetërore për vëllezërit tanë në Luginë.
Po ashtu, biseduam edhe për zhvillimet politike në rajon dhe dialogun Kosovë-Serbi në veçanti. Shqipëria është duke e përcjellë me shumë vëmendje zhvillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe mbështet në mënyrë absolute platformën e Kosovës në këtë proces. Mbetet krejtësisht e qartë që dialogu duhet të përfundojë me njohjen e Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë.