Madhështia politike karshi vogëlsisë ekzekutive!

Madhështia politike karshi vogëlsisë ekzekutive!

Kush mbeti pa ardhur ne Gjilan?! Vizitat e shpeshta të ministrave, kryeministrit si dhe përfaqësuesve të institucioneve tjera janë treguesi më i miri se Luta (Lutfi Haziri) me ndikim e vet politike është faktor determinues në avancimin e proceseve të Gjilanit!

Shkruan: Fitim Guda    –      2LONLINE.com

Vizitat e shpeshta, fjalët e mëdha plotë miradije, nënshtrimi ndaj autoritetit të Lutës janë treguesi më i mirë se Luta është faktor shumë i rëndësishëm ne skenën politike!

Edhe njëherë po tregohet se emrat e mëdhenj janë ata që i përcaktojnë proceset. Kjo madhështi politike më së miri po shihet sidomos në konferencat për shtyp, ku disa herë po thuhen fjalë shumë të mëdha për punët e Kryetarit gjatë pandemisë, si dhe qëndrimi mëse inferiorë i ministrave karshi madhështisë politike të Lutës!

Deklarimet e ish ministrit Vitia se çdo projekt që po lansohet, Gjilani është vetëm në fazën e implementimit, ose deklarimi i ish ministres Bajrami se Gjilani duhet të merret si model për krejt Kosovën në mësimin online dhe se të tjerët duhet të mësojnë nga Gjilani, fletë më së miri, se sa është me rëndësi madhështia politike e liderit!

Edhe impianti i ujërave të zeza vije në Gjilan kryekëput falë angazhimit të Lutës!

Të jesh produkt socio-politike i kohës dhe t’i përcjellësh në mënyrë maestrale zhvillimet politike, po del të jetë fondamentale në krijim e mirëqenies së qytetarëve të një rajoni!

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE