Me propozimin e Drejtorisë së Arsimit dhe ne koordinim me Misionin e OSBE- së në Kosovë, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka shpallur javën edukimit për barazi gjinore që do të zhvillohet nga 7 deri 14 mars 2022.
Me këtë rast në të gjitha shkollat e komunës së Vitisë, do të promovohet barazia gjinore nëpërmjet lëndëve të edukimit qytetar, artit, historisë e letërsisë.
Fatbardha Emini, Drejtoreshë e Arsimit në Viti, tha se përmes edukimit dhe rritjes se promovimit të barazisë gjinore jemi me te sigurte në krijimin edhe të një gjenerate më të edukuar ne respektimin e të drejtave themelore dhe të barabarta të shoqërisë. /2LONLINE/