DYLON

Kryetari Haliti vizitoi fshatin Letnicë, qytetarët e falënderojnë për kujdesin e vazhdueshëm

Kryetari Haliti vizitoi fshatin Letnicë, qytetarët e falënderojnë për kujdesin e vazhdueshëm
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot fshatin Letnicë. Me këtë rast ai ka vizituar edhe Ambulanten e Letnicës, ku nga afër pa punën e ekipes mjekësore dhe foli me banorë të cilët ishin duke marrë shërbime shëndetësore.

Haliti tha se kjo komunë pos shërbimeve shëndetësore në ambulanten e fshatit, po ofrohen edhe përkujdesje shëndetësore në shtëpi për qytetarët që kanë nevojë.

EkoHigjiena

Në këtë vizitë ai ka bashkëbiseduar edhe me banorët e këtij lokaliteti, në veçanti të komuniteteve ndryshme përfshirë edhe ata jo shumicë të cilët kryesisht janë në moshë.

Në këtë bashkëbisedim ai u njoh edhe për nevojat që kanë ata.

Ndërkaq disa banorë falënderuan kryetarin Haliti dhe komunën e Vitisë, për siç thanë ata mbështetjen e vazhdueshme që po marrin në forma të ndryshme.

Kurse i pari i komunës tha se komuna që ai drejton së shpejti do të shpërndajnë edhe pako ushqimore për komunitet jo shumicë të këtij lokaliteti të cilët kanë nevojë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.