DYLON

Viti: Vazhdojnë ligjëratat vetëdijësuese të policisë me nxënës, rreth bullizmit dhe sigurisë në komunikacion

Viti: Vazhdojnë ligjëratat vetëdijësuese të policisë me nxënës, rreth bullizmit dhe sigurisë në komunikacion
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë njësiti i Policisë në Komunitet nga stacioni policor i Vitisë gjatë muajit Shkurt 20222  sipas orarit në koordinim me DKA-ne dhe me drejtorët  e shkollave kanë mbajtur ligjërata  në disa nga shkollat  fillore  të komunës së Vitisë ku temat e caktuara  ishin: “Bullizmi” dhe “Siguria në komunikacionin rrugor”.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë, për Rajonin e Gjilanit, ka bërë me dije se në temën “Bullizmi” janë mbajtur  14 ligjërata me klasat 6- 9 dhe kanë marr pjesë rreth 400 nxënës.

EkoHigjiena

 Ne temën “Siguria ne komunikacionin rrugor” me klasat 3-5 janë mbajtur 6 ligjërata dhe kanë marr pjesë rreth 200 nxënës.

 Nxënësit kanë pasur rastin të parashtrojnë pyetje dhe të marrin njohuri rreth këtyre temave .

Policia e Kosovës është e përkushtuar për një ambient prosperuar për të gjithë, ka thënë zëdhënësi hashani. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.