Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Halit, ka vizituar sot njësinë për menaxhimin e mbeturinave “Eco-Higjiena” në Viti, për të parë nga afër kontejnerët që ka përfituar kjo komunë, në kuadër të Grantit të Performancës-Mjedisi i pastër në bashkëpunim me GIZ-in Gjerman.
Me këtë rast, bëhet me dije se kjo komunë ka përfituar gjithësej 3007 kontejnerë, prej tyre 50 kontejnerë të plastikës dhe 50 të metalit me kapacitet prej 1.1 ton, kurse pjesa e mbetur janë me kapacitet 120 litërsh.
Kryetari Haliti, potencoi se komuna e Vitisë, deri më tani ka pranuar mbi 6000 kontejnerë, nga granti i performancës për mjedis të pastër.
Ai, tha se me këtë pritet të ofrohen shërbime sa më të mira, për grumbullimin e mbeturinave për banorët e vitias, dhe ka folur edhe për angazhimin e komunës së Vitisë në mbrojte të mjedisit./2LONLINE.com/