DYLON

Caktohen prokurorët për panelet hetimore

Caktohen prokurorët për panelet hetimore
Avatar photo Redaksia

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi Jetish Maloku, ka zhvilluar takimin e 201-të me radhë.

Në fillim të këtij takimi, anëtarët e KPK-së kanë propozuar emrat e prokurorëve që do të shërbejnë në panelet hetimore. Emrat e 13 prokurorëve të propozuar janë votuar për një mandat trevjeçar.

EkoHigjiena

Më tej, KPK-ja ka miratuar kërkesën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës për të filluar procedurat për avancimin e një prokurori në Departamentin për Krime të Rënda në këtë prokurori, me ç’rast ka votuar për shpalljen e brendshme për avancim sipas kërkesës së lartcekur.

Në vazhdim është trajtuar Raporti i Komisionit për avancim të prokurorëve të Shtetit, ku është bërë avancimi i dy prokurorëve në Prokurorinë e Apelit dhe dy prokurorëve në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Në fund të këtij takimi është trajtuar Raporti i Komisionit për vlerësimin e performancës së 12 prokurorëve me mandat fillestar, raport ky, i cili është miratuar pjesërisht nga anëtarët e KPK-së. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.