Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka thirrur sot një takim të përbashkët Këshillin Emergjente, lidhur me rastet e fundit të zjarreve të përhapura në territorin e kësaj komune.
Gjatë këtij takimi kryetari Haliti, tha se kjo komunë ka ngritur gjendjen e gatishmërisë me qëllim të parandalimit të përhapjes së zjarreve.
Ai gjithashtu iu ka bërë thirrje qytetarëve të jenë të përgjegjshëm dhe të mos ndezin zjarre në vendet e hapura pasi që po rrezikojnë pasurinë dhe shëndetin.
Kryetari Haliti, ka kërkuara nga qytetarët vitias që të bashkëpunojnë me inspektoratin dhe policinë e Kosovës që të identifikohen të gjithë ata që po shkaktojnë zjarre të qëllimshme në mjediset e hapura dhe të gjobitën për këtë gjë.
Gjithashtu në këtë takim kanë marrë pjesë Skënder Ahmeti, Drejtor i Inspekcionit në Viti, zyrtarë komunal nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës dhe nga Agjensioni Pyjor I Kosovës ku janë koordinuar veprimit për parandalimin e përhapjes edhe më të madhe të zjarreve fushore.
Përndryshe kjo komunë ju bënë thirrje qytetarëve vitias që në raste emergjente të lajmërohen në këtë numër të telefonit 112. /2LONLINE.com/
Foto: Hetem Jakupi, NJPZSH- Viti