DYLON

Përfundon Turniri Tradicional “Rogana”, triumfoi ekipi “Florim Rushiti” nga Medvegja

Përfundon Turniri Tradicional “Rogana”,  triumfoi ekipi “Florim Rushiti” nga Medvegja
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të manifestimit “Ditët e Diasporës 2021”, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e komunës së Kamenicës,  ka organizuar edhe finalen e Turnirit Tradicional “Rogana”.

Ndeshja finale u luajt nga ekipet “Florim Rushiti” nga Medvegja, si dhe ekipa nga Rainca, me ç’rast ekipa nga Medvegja triumfoi me rezultat 2:1.

EkoHigjiena

Të pranishëm në këtë turnir ishin: Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, organizatori i këtij turniri, Hetem Geci, drejtori i DKRS-së, Arianit Ibrahmi, si dhe qytetarë të shumtë.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, tha se në finalen e mbrëmshme ishte një atmosferë e jashtëzakonshme e krijuar nga sportdashësit e futbollit.

“Atmosferë e jashtëzakonshme mbrëmë në finalen e Turnirit Tradicional “Rogana”. Pas ca viteve, ky turnir u rikthye përsëri, për t’i bërë bashkë sportdashësit e futbollit, e ekipet nga vende të ndryshme. Ekipi “Florim Rushiti” nga Medvegja, triumfoi me rezultat 2:1, ndaj ekipit nga Rainca. Në kuadër të organizimit “Java e Diasporës”, nga DKRS, përjetuam emocione nga kjo finale, për çka e falënderoj dhe drejtorin Arianit Ibrahimin për punën e jashtëzakonshme. Faleminderit pjesëmarrësve, qytetarëve, e gjithë ekipit organizativ”, tha ai.

Kastrati gjithashtu së bashku me presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, si dhe organizatorin e këtij turniri ndan medaljet dhe kupat për ekipet fituese të këtij turniri.

“Pata kënaqësinë që së bashku me presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, organizatorin e këtij turniri Hetem Geci, e bashkëpunëtorë të shumtë, të ndajmë medaljet dhe kupën për ekipin kampion dhe nënkampion të këtij eventi”, shtoi Kastrati.

Gjithashtu gjatë manifestimit “Ditët e Diasporës 2021”, u organizua edhe ecje në fshatin Meshinë- “Ta njohim Trashëgimin”, ku pjesëmarrës ishin shumë qytetarë që vizituan objektet e vjetra të këtij fshati si mullinjë, shtëpi, shtalla dhe xhami. /2LONLINE.com/

Manifestimi “Ditët e Diasporës 2021”, do të vazhdoj edhe në ditët në vazhdim me disa aktivitete.

Më datë 02.08.2021

• Ora: 17:00 – Ekspozitë kolektive e artit vizuel (minoritetet),

Vendi: Shtëpia e Kulturës.

• Ora: 18:00 – Mbrëmja e fëmijëve – (balet, këngë për fëmijë).

Më datë 03.08.2021

• Ora: 20:00 – Koncert folklorik.

Më datë 04.08.2021

• Ora: 20:00- Koncert.

Më datë 05. 08.2021

• Ora: 18:00 Street Ball,

Vendi: Parku i Qytetit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.