Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim kryetarin e Kriva Palankës së Maqedonisë, Borianco Micevski, me të cilin kanë biseduar rreth projekteve të përbashkëta ndërkufitare që do të realizohen në të dyja këto komuna, në kuadër të fondeve të BE-së.
Kryetari i komunës Kriva Palanka, Borianco Micevski, është shprehur se ndjehet mirë që e kanë gjetur mënyrën e përbashkët të realizimit të projekteve ku Kriva Palanka do të aplikoj së bashku me komunën e Vitisë.
“Projektet do të jenë të natyrës rekreative. Ky është një fillim i bashkëpunimit në interes të qytetarëve të Kriva Palankës dhe Vitisë”, ka thënë Micevski, I cili edhe ka vlerësuar lartë bashkëpunimin me kryetarin Haliti.
“I falënderojë komunën e Vitisë për mirëpritjen dhe bashkëpunimin. Jemi bashkëpjesëmarrës ne realizim të projekteve në sferën e sportit dhe të turizmit. Kryetarit Haliti i kemi propozuar binjakëzimin e komunave dhe shpresojë që në të ardhmen, do të kemi iniciativa për projekte të reja”, tha ai.
Ndërsa kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, ka theksuar se për Vitinë ky bashkëpunim ndër komunal ka rëndësi të madhe sepse do të ndikoj në fuqizimin e komunës me mbështetjen e KE-së.
“Sot patëm nderin të kemi në vizitë kryetarin komunës Kriva Palanka, me të cilët jemi në partneritet ne bashkëpunim ndërkufitar, ku jemi përfitues nga Bashkimi Evropian, ne projektin “Turizmi pa Kufi” për Vitin dhe Kriva Palankën. Ne u dakorduam që të vazhdojmë bashkëpunimin ne shumë projekte të tjera. Ne kuadër të projektit, Turizmi pa kufi, ne do të rregullojmë shëtitoret, ne qendra rekreative dhe sportive dhe aspektet tjera ambientale. Sikur komuna e Kriva Palankës, edhe ne kemi dy lumenj neper qytete. Bashkimi Evropian na ka shpërblyer neve si komunë me një projekt të përbashkët, diku me 318 mijë euro”, tha Haliti.
Vizita e delegacionit nga komuna e Kriva Palankës, ka vazhduar edhe me një vizitë në Kishën katolike në Binqë, Letnicë dhe shkollës së parë shqipe në Stubëll. Në shenjë mirënjohje për bashkëpunimin ndër komunal, kryetari Haliti ka nderuar me mirënjohje kryetarin Micevski.