Komuna e Kamenicës, përveç përkrahjes së vazhdueshme të BONEVET, për ciklin e parë të klasave nëntor-dhjetor ofron 40 bursa me zbritje 25%.
I pari i komunës, Qëndron Kastrati tha se projektet të cilat ndihmojnë në përparimin dhe zhvillimin e fëmijëve do të kenë përkrahjen tonë gjithmonë.
“Konceptet e tilla si BONEVET ndihmojnë zhvillimin dhe përparimin e fëmijëve të Komunës sonë, prandaj edhe do ta kenë përkrahjen përherë”, tha Kastrati. /2LONLINE.com/