Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Kamenicës, ka mbajtur mbledhjen e nëntë me radhë.
Mbledhjen e hapi kryesuesi Albert Sermaxhaj, ndërsa pjesëmarrës në këtë mbledhje përveç anëtarëve të KPF-së ishte edhe zyrtari kryesor financiar, Naser Hashani, si dhe Shërbimi Profesional i Kuvendit.
Në rend ditë për shqyrtim ishin këto pika:
1. Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e Komitetit për Politikë dhe Financa, Sh.01, Nr.28088, dt.16.09.2021,
2. Propozim- Vendim për miratimin e Buxhetit Komunal për vitin 2022 dhe parashikimin për vitet 2023-2024,
3. Të ndryshme.
Pas diskutimeve të gjitha pikat janë miratuar nga antarët e KPF-së. /2LONLINE.com/