Ngjashëm si në ndeshjen Mali i Zi – Kosovë, politika serbe po tenton të ndërhyjë përsëri. Kësaj radhe te ekipi sllovak Slovan Bratislava i cili do të ballafaqohet me Feronikelin në kuadër të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Evropës.
Sipas mediumeve serbe, Komiteti Serb i Futbollit i ka kërkuar dy futbollistëve serb Aleksandar Qavriq dhe Dejan Drazhiq të bojkotojnë duelin ndaj Feronikelit.
Kjo për arsyen që Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet.
Kujtojmë që dy futbollistë të Malit të Zi që kishin prejardhje serbe dhe trajneri Ljubisha Tumbakoviq nuk pranuan të luanin kundër Kosovës në Qershor.