DYLON

Homazhe nderimi për legjendën Vokrri në ditëlindjen e tij

Homazhe nderimi për legjendën Vokrri në ditëlindjen e tij
Avatar photo Elife Sherifi

Në ditëlindjen e Legjendës dhe ish-presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri dhe në prag të turneut përkujtimor kushtuar atij, sot, janë bërë homazhe tek varri i tij nga krerët e FFK-së, familjarët, ish-bashkëlojtarët, shokët e miqtë e shumtë, tifozët Dardanët, klubet e futbollit si dhe nga dashamirë dhe miq të Legjendës nga vende të ndryshme.

Të pranishëm ishin edhe Paskal Papadopulos, i cili ka qenë përkrahës i madh i ish-presidentit Vokrri në rrugëtimin drejt anëtarësimit në UEFA e FIFA, si dhe vëllai i ish-mbrojtësit të Manchester Unitedit, Rio Ferdinand.

Për ta nderuar atë dhe punën e tij në homazhe tek varri i tij ishin Fatmir Namani, ish-lojtar i FC Prishtinës, Adil Vokrri, vëllau i legjendës si dhe ish-lojtar i FC Prishtinës, si dhe kryetari i Federatës së Mundjes së Kosovës, Naim Muja.

EkoHigjiena

Fadil Vokrri ishte kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës për një dekadë,  prej 16 shkurtit 2008 deri në vdekjen e tij më 9 qershor 2018

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.