Komisioni për të Drejtat dhe Interesat Komuniteteve dhe Kthim i Kuvendit të Republikës së Kosovës realizoi vizitë në Komunën e Gjilanit.
Komisioni u takua me kryetarin Alban Hyseni, zëvendëskryetarin Kadir Huseyin, anëtarin e Këshillit Komunal të KDTP-së, Vehbi Ramadani dhe me këshilltarin e Komitetit për komuniteteve, Emrah Ismail.
Anëtarët e Komisionit gjatë takimit diskutuan lidhur me gjendjen aktuale të mirëqenies sociale, ekonomike, çështjen e arsimit, projektin infrastrukturor, zbatimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve, impelmentimin e kuotës dhe përfaqësimin e nënpunësve civilë të komunitetit pakicë në Komunën e Gjilanit.
Kryetari i Komunës Alban Hyseni, diskutoi lidhur me linjën e ndarjes buxhetore për vitin 2024 të dedikuar për Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministrinë e Infrastrukturës. Ai tha se zkziston bashkëpunim ndërkomunal, është nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me Kuvendin Komunal në Partesh, si dhe komunikimi në nivel të lartë me zyrën për Çështje të Komuniteteve pranë Kryeministrit.
U mor informatë zyrtare se në Komunën e Gjilanit zbatohet Ligji për përdorimin e gjuhëve, por qëndron si problem çështja e mos punësimit të përfaqësuesve të komuniteteve në këtë komunë.
Njëkohësisht u bë e ditur se në bazë të Ligjit për Trashëgimin Kulturore është formuar Këshilli për trashëgimi kulturore dhe religjioze për mbrojtjen e monumenteve kulturore dhe historike, në kuadër të territorit të Komunës së Gjilanit.
Kryetari Hyseni i njoftoi anëtarët e komisionit lidhur me ndarjen e lokacionit për ndërtimin e Qendrës Kulturore Turke Gilan-Doburçan, ndërtimi i çerdheve, renovimin e kishës ortodokse, pastrimin e varrezave në pjesën ku jetojnë komuniteti serb etj. Gjithashtu ai i njohu ligjvënësit me projektin e ndërtimit të Qendrës Kolektive për strehim të komuniteteve rom, ashkali, egjiptian dhe turk. /2LONLINE/