DYLON

Drita superiore ndaj Ballkanit, me fitoren e arritur vazhdon të mbetet në objektivat e saja për titull

Drita superiore ndaj Ballkanit, me fitoren e arritur vazhdon të mbetet në objektivat e saja për titull
Avatar photo Redaksia

Ndeshja e mbetur e javës së tretë, që u luajt sot në mes të Dritës dhe Ballkanit, i ka takuar kësaj të parës, e cila me rezultat 2 – 1, e ka mposhtur liderin aktual, duke i mbajtur kështu shpresat akoma për të qenë në lojë për objektivin që ka skuadra gjilanase, titullin e kampionit.

Ishte një pjesë e parë ku dominoi Drita dhe një pjesë e dytë e balancuar, dhe në fund epilogu final ishte rezultati i  pjesës së parë (2:1). Golat i shënuan: Jashanica për Ballkanin (6’) dhe Baftiu (29’) e Krasniqi (44’) për Dritën.

EkoHigjiena

Vlen të theksohet se ishin mysafirët që kaluan në epërsi, por se djelmoshat e Dritës treguan karakter duke e përmbysur rezultatin edhe atë, qysh në 45 minutat e para. Në pjesëlojën e dytë rrjetat “heshtën”.

Tani, Drita ka 34 pikë, derisa Ballkani ndodhet në krye me 39, por edhe me një lojë më pak, të cilën lojë po ashtu e ka kundër një skuadre gjilanase (SC Gjilani).

Kjo fitore e Dritës u jep atyre motiv për të vazhduar tutje në lojërat tjera të kampionatit, në drejtim të rezultateve pozitive, me shpresën e shkrirjes dalëngadalë të epërsisë në pikë që ka Ballkani, deri në tejkalim të saj dhe kurorëzim me titull, synim i skuadre gjilanase. Gjithsesi kjo mbetet të shihet pas pushimit pasi për Dritën ka përfunduar stinorit vjeshtor. Kujtojmë se ndeshja e fundit (në tërësi) e sezonit vjeshtor në Superligë, zhvillohet të dielën mes Gjilanit dhe Ballkanit /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.