Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (KOMFSK) Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim Rreshter Majorin e Komandës së Gardës Kombëtare të Ajovës (GKA), RRM Matthew Strasser dhe delegacionin e tij.
Në takim u fol për mbështetjen e vazhdueshme të GKA-së lidhur me zhvillimin e trupës së nënoficerëve që mbetet një nga synimet kryesore të KOMFSK-së. Gjeneral Jashari falënderoi RRM Strasser për rolin kyç të nënoficerëve të Gardës Kombëtare të Ajovës që kanë dhënë në arsimimin, trajnimin dhe zhvillimin trupës së nënoficerëve të FSK-së.
RRM Strasser falënderoi GLT Jasharin për mbështetjen e tij të vazhdueshme dhe për vizionin e tij në zhvillimin e kanalit mbështetës të nënoficerëve të FSK-së. Takimi me delegacionin e nënoficerëve nga GKA është dëshmi e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm që FSK e ka me GKA në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror me Ajovën. /2LONLINE/