MOTIV STINE
BARDHËSI
Le të jet ftohët
Për ket borë dritë bardhësi
Mos më folni zi
Ta shihni gjithë ket bardhësi
Te tëre në tërësi
E mos shihni vetëm zi
Kjo bardhësi bardhë dritë
Jo simbol vdekje
Bardhësi brum e burim jete
JA SOT JA KURRË
Eja mos më ikë
Ti ku më je
Me atë bardhësi gjiri gurr
Eja pranë mu afro
Sa shumë më duhesh
Eja e me ngrohë
Ja sot ja kurrë
Eja me mbushë energji
Me ty bashkë e pëlcas ketë mraz
I shpërndaj dhe yjet
Bërë një mbi një
Më eja ti e ngrohta dashuri
Ti afsh i ndezur zjarr
E vërtetë si më je
Eja ta shkrijmë ketë akull polar.
I PAPJEKURI FATI JONË
Ky i papjekuri fati jonë
Vjen e na përgëdhelë çdo ditë
I papjeku si është
Të piqet ju dashka kohë
Ne a su poqëm e u dogjëm
Për ketë tonin fat
Jo që të na vjen kështu
Krejt do si do
E liga plogështi pse na godet
Keq të na trullos
Pangopshëmra na përbiu
Sa fort na ka përul dhe gjindos.
JU MËRGIMTAR
Çdo verë e çdo fund viti
Vini shkoni
Me zhurmën tuaj të pa buj
Ju
Dikur të përkohshmit e botës së jashtme
Tani të përkohshëm
Të huajt e vendit tuaj
Vini i hapin portatën e mbyllura
Thithni aromë myku të thar
Për murin e ftohët mbështeteni
Lironi të këputshëmen ofshamë
Gjallërinë e munguar ja ktheni shtëpisë
Me dashuri e mallë
Vjen koha
Prapë prapa ktheheni
Pak kush ju uron për rrugë të mbarë
Brenga për lotët e jua u zvogëlu
S’del kush të ju ofroj gotën ujë
Të lutet si dikur të na ktheheni sa më parë